leoni

OVL-UÇK

OVL të UÇK-së ose duhet të veprojnë ose të lëshojnë rrugë, është momenti i fundit para stuhisë së zemërimit popullor

Tri shoqatat e dala nga lufta e  UÇK-së, nuk po arrijnë  të koordinohen as të ballafaqohen me siturën tejet të rëndë në vend, pas “gjuetisë së shtrigave” nga milicët e EULEX-it, bastisjeve arrestimeve e dërgimit në Hagë të kreut të luftës dhe të paqes në Kosovë. Ata po mjaftohen të dalin nëpër debate televizive, ku në vazhdimësi dështojnë në përballje me  mbetjet e Serbisë në Kosovë, dhe ku ironizohen e fyhen në mënyrë perfide. Vetë fakti se ata pranojnë debat me Adriatik Kelmendin,  i cili gëzohet deri në qiell  për arritjen e Epokës Speciale, pastaj me sharësit e fyesit e  UÇK-së Vehbi Kajtazin,  Pajtim Ollurin, Shkëlzen Gashin e të tjerë, tregon se ku e kanë degraduar  nivelin e tillë komunikimi. Me këto veprime ata dëmtojnë imazhin e veteranëve dhe devalvojnë vetveten. Asnjë punë tjetër, asnjë angazhim tjetër nuk e bëjnë këta zyrtarë të zyrave të shoqatave, ndërsa veteranët e vërtetë të luftës presin të hutuar, por nuk do të  pajtohen me rezignatën. Këto OVL duhet ta kuptojnë se veteranët mund të  ngrihen dhe do të ngrihen në protestë, po nuk është mirë të ngrihen në mënyrë  të pa koordinuar. Andaj, sa më parë  duhet të marrin një qëndrim, ose të tërhiqen. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …