created by Polish

OVL-UÇK distancohet nga dega në Has për largimin e pllakës në Goden

OVL-UÇK ka reaguar zyrtarisht duke u distancuar nga veprimet e degës së saj në Has, lidhur me largimin e një pllake përkujtimore në fshatin Goden. Në njoftim thuhet se pllaka në fjalë ishte vendosur ditë më parë nga ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, dhe nuk ishte iniciativë e strukturave të organizatës. Për këtë arsye, sipas OVL-UÇK-së, organizata nuk ka pasur asnjë kompetencë institucionale për ndërhyrje apo largim të saj. Tutje theksohet se çdo veprim i ndërmarrë në këtë rast është bërë jashtë qëndrimeve dhe vendimmarrjes së nivelit qendror të organizatës. OVL-UÇK ka ritheksuar përkushtimin e saj për ruajtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe respektimin e procedurave institucionale në çdo çështje që lidhet me përkujtimin dhe nderimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …