OVL-UÇK

OVL-UÇK: Ish-ushtarja e luftës, Time Kadriaj do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare në Hagë

Kryesia e OVL-UÇK ka reaguar pas ftesës për ish-ushtaren e luftës çlirimtare të Kosovës, Time Kadriaj nga ana e Gjykatës Speciale. “Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim. Kryesia e OVL-UÇK-së thotë se specialja do të dështojë në këtë drejtim dhe se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përfshirë Time Kadriaj, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare. Ish-deputetja  nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj do të intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …