OVL-UÇK ka reaguar pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi Hashim Thaçin për të vizituar babanë e tij, në gjendje të rëndë shëndetësore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pasi ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa nga Gjykata Speciale për të vizituar babanë e tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtrirë në spital. Në reagim  thuhet se kjo gjykatë po bën shkelje elementare të të drejtave të njeriut. Ne Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  reagojmë dhe ndihemi thellësisht e shpirtërisht të prekur me veprimet e “gjykatës speciale”, e cila që nga fillimi e deri tashti ka qenë e njëanshme dhe dukshëm kundër pjesëtarëve të UÇK-së, duke i shkelur të drejtat elementare të njeriut, të garantuara me ligje ndërkombëtare! Kërkojmë nga instancat më të larta ndërkombëtare të drejtësisë që të ndërmarrin hapa ligjorë për t’ia ndërpre veprimet e kësaj gjykate që shkelin të drejtat e njeriut, njëherësh babait të z. Thaçi i urojmë shërim sa më të shpejt, forcë e durim, sepse e vërteta do të triumfoi mbi të pavërtetën, realiteti dhe e drejta do ta rrënojë gënjeshtrën”, thuhet në reagimin e  Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Revoltat qytetare të 17 e 18 marsit të vitit 2004 ishin pasojë e politikave të gabuara e të dështuara të kohës

21 vjet nga trazirat e marsit 2004 – Revolta kundër UNMIK-ut dhe pasojat e saj

Sot shënohet 21-vjetori i Trazirave të Marsit 2004, një nga ngjarjet më të përfolura dhe …