OVL-UÇK

OVL-UÇK në Pejë: Kryeministri i ri, Albin Kurti bëri hapin e gabuar në anën e errët të historisë

Dega e OVL UÇK-së në Pejë ka adresuar kritika ndaj kryeministrit të sapo zgjedhur të Kosovës Albin Kurti pasi ky i fundit në ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës pa marrjes së detyrës nuk përmendi luftën çlirimtare dhe dëshmorët e kësaj lufte të lavdishme. Në një postim në rrjetin social thuhet se Albin Kurti ngritjen e tij politike e ka bërë mbi përgojimin e gjakut të dëshmorëve, të zhdukurve të luftës, luftën e UÇK-së dhe sot në ekspozenë e tij ai nuk përmendi askund familjet Jashari e Haradinaj, drejtësinë për viktimat e luftën e UÇK-së. “Për tërë këto vite, UÇK-ja, dëshmorët, invalidët, të përdhunuarit, e bashkimi me Shqipërinë, ishin mjet manipulimi për të ardhur Albin Kurti sa më shpejt në pushtet. Ky vend ka njohur manipulues edhe më të mëdhenj të cilët sot janë në anën e errët të historisë. Me veprimin e sotëm, Albin Kurti, bëri hapin e gabuar në anën e errët të historisë. Kjo është nisje e gabuar e një qeverie që së fundmi ka përgojuar shpresë”, ka shkruar dega e OVL UÇK-së në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …