OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL-UÇK në Rahovec e përshëndet emërtimin e disa institucioneve me emrat e dëshmorëve të kombit

OVL-UÇK në Rahovec e përshendet emërtimin e disa institucioneve kulturore e sportive me emrat e dëshmorëve të kombit. “Emërtimi i disa institucioneve kulturore e sportive në komunën e Rahovecit me emrat e dëshmorëve ka qenë nevojë dhe obligim qytetar e institucional. Shoqatat e dala nga UÇK i kanë propozuar edhe më parë Kuvendi të Komunës, kompetencë e të cilit institucion është emërtimi i institucioneve komunale. Mirëpo, zvarritja e pakuptimtë ka shkaktuar debate dhe ngecje në këtë proces. Ishte koha e fundit që organet komunale të bënin diçka në këtë drejtim, dhe për fat të mirë kjo ndodhi pikërisht në prag të festave të nëntorit. Sqarojmë opinion publik se propozimet e shoqatave të dala nga UÇK kanë kaluar përmes një debati të brendshëm dhe janë bazuar në biografitë e dëshmorëve, emrat e të cilëve janë propozuar për këto institucione. Pothuajse të gjithë dëshmorët para se të vendosnin të kapnin pushkën në dorë janë marrë me aktivitete sportive e kulturore dhe propozimet e Shoqatave janë bazuar në këto të dhëna. Prandaj, asnjëri nga emrat e propozuar dhe të miratuar nga kuvendarët e Rahovecit, nuk ka njolla në biografi dhe janë emra të nderuar e të respektuar. Çfarëdo debati apo nxitje e debatit për motive të tjera, shkaktojnë huti dhe ofendojnë familjarët e këtyre dëshmorëve. Lusim qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë që të shmangin debatet, fyerjet dhe ofendimet e ndërsjella, sepse tashmë jemi para një vendimi të kryer dhe të pakthyeshëm. Shoqatat e dala nga UÇK do të vazhdojnë të mbeten në linjën e parë të mbrojtjes së figurave të dëshmorëve dhe ruajtjen e kultivimin e vlerave për të cilat ranë dëshmorët tanë. Përgëzojmë këshilltarët në Kuvendin e Komunës së Rahovecit për miratimin e propozimeve tona dhe ju japim mbështetje për vendimin që kanë marrë, ngase në këtë mënyrë ju shërbejnë qytetarëve dhe interesave të tyre afatgjata”, thuhet në komunikatën e OVL-UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …