Pacolli: Gratë e Krushës e kthyen dhimbjen në energji për të ndërtuar të ardhmen për familjet dhe komunitetin e tyre

Pacolli: Gratë e Krushës e kthyen dhimbjen në energji për të ndërtuar të ardhmen për familjet dhe komunitetin e tyre

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, është shprehur i tronditur me lajmin se një pjesë e Kooperativës “Krusha” është përfshirë nga zjarri i cili ka shkaktuar dëme të mëdha. Pacolli tha se gratë e Krushës e kthyen dhimbjen në forcë për të ndëruar të ardhmen e fëmijëve të tyre, ndërsa premtoi se do të kenë mbështetjen për rindërtimin e koperativës. “Gratë e Krushës e kthyen dhimbjen në energji për të ndërtuar të ardhmen për familjet dhe komunitetin e tyre. Shprehi dhimbjen time për këtë fatkeqësi ndaj punëtoreve të ‘Krusha’ dhe përkushtohem për mbështetjen time të plotë që të rindërtohet kooperativa sa më shpejt dhe të rikthehet në këmbë ‘Krusha’”, shkroi Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …