Behxhet Pacolli

Pacolli: Jam takuar me një delegacion që kishte për qëllim njohjen e Kosovës por ai nuk u prit nga kryeministri Kurti

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ai ka pritur në takim një delegacion të një shteti nga Afrika që për qëllim kishte njohjen e Kosovës por se ai nuk është pritur nga kryeministri, Albin Kurti ndonëse ka qenë i njoftuar edhe për vizitën e këtij delegacioni e edhe për qëllimin e tij. dëmtojnë procesin. “Unë kam organizuar ardhjen e një delegacioni, i cili është drejtuar tek unë dhe ka pasur mesazh drejtpërdrejt të atij shteti për mua. Unë kam organizuar ardhjen e tyre. Për këtë kam informuar zotëri Kurti dhe ai nuk është përgjigjur. Ia kam shkruar letër publike së do të kemi delegacion në mënyrë gjentile. Do të ishte e rrugës ta pranoi sepse sjellë ftesën për ju që të shkoni në atë shtet dhe të nënshkruani hapin e marrëdhënieve diplomatike me atë shtet. Krejt kjo ka qenë asnjë veprim tjetër nuk e kam bërë. Ata që e dëmtojnë procesin janë vetë ata që kanë thënë. Prandaj mos të gënjejnë se nëse unë filloj me fol iu dalin të gjitha gjërat në fushë dhe atë nuk dua ta bëjë”, ka deklaruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli për Ekonomia Online.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …