Behgjet Pacolli

Pacolli: Me moskrijimin e institucioneve jemi duke keqpërdorur durimin e qytetarëve

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka thënë se me moskrijimin e institucioneve është duke u keqpërdorur durimi i qytetarëve. Është krejt e qarte se jemi duke tejkaluar çdo kufi të durimit të qytetarëve, vëllezërve dhe motrave tona me lojërat tona, inatet e teket dhe interesat e ndryshme te secilit. Të gjithë po zhagitin proceset, nuk po krijohet qeveria, nuk po krijohet alternativë qeverisëse e re, për t’i dalë në ndihmë qytetarit. Me këto veprime po më duket qe secili po kërkon zgjedhje të reja. Alternativa e zgjedhjeve të parakohshme me këtë Kod zgjedhor është jo reale. Sot më shumë se kurrë jam i bindur se oferta ime për qeverisje me bazë të gjerë është më e drejta, ka shkruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …