Pacolli: Njohjet janë shumë të komplikuara sepse nuk është vetëm vullneti i një personi por është edhe vullneti i institucioneve

Pacolli: Njohjet janë shumë të komplikuara sepse nuk është vetëm vullneti i një personi por është edhe vullneti i shtetit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për procesin e njohjeve të reja. Duke qenë se për më shumë se një vit Kosova nuk ka marrë asnjë njohje, Pacolli këtë e ka arsyetuar me procedura të gjata. “Njohjet janë shumë të komplikuara sepse nuk është vetëm vullneti i një personi por është edhe vullneti i institucioneve. Kjo procedurë është shumë e gjatë. Te njohja e Kosovës ju shumë mirë e dini se ato shtete duhet të ndërpresin marrëdhëniet me Serbinë dhe Rusinë, dhe shumë vende po hezitojnë ta bëjnë këtë gjë”, ka thënë ai. Sipas tij, gjatë këtij viti pritet të vijnë disa njohje të reja. “Shumë shtete na kanë vizituar, jemi duke punuar dhe besoj që krejt kjo do të dekorohet me njohje gjatë këtij viti”, ka thënë ai. “Sa i përket bashkëpunimit me pesë shtetet që nuk na kanë njohur kemi takime sporadike me ta. Shpresoj që këto ditë do të hapim zyrën në Sllovaki. Me Greqinë taksa e ka vështirësuar situatën sepse atyre nuk po u konvenon. Nuk kemi kontakte të mira me Qipron. Ajo është e hidhëruar me ne për shkak të një vizite të një delegacioni parlamentar në Qipron e Veriut”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …