leoni

Rrahim Pacolli kërkon që kryeministri ta shfuqizojë vendimit për ndaljen e veturave, është diskriminues

Rrahim Pacolli kërkon që kryeministri ta shfuqizojë vendimit për ndaljen e veturave, është diskriminues

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, e ka quajtur të gabuar vendimin e institucioneve për moslejimin e hyrjes së veturave në Prishtinë për shkak të ndotjes se ambientit.

“Vendim i gabuar. Problemi i ndotjes së ajrit vjen nga thëngjilli, kështu që duhet të merren masa që Termocentralet të kenë filtra për pastrimin e ajrit për vitin e ardhshëm. Institucionet e vendit duhet të marrin po ashtu masa që thëngjilli të mos shitet privatisht mirëpo për këtë sezonë dimërore çfarëdo vendimi që merret në këtë drejtim do të jetë tepër vonë. Vendimi i djeshëm i komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për ndalimin e hyrjes së veturave nga komunat tjera në kryeqytet, është diskriminues. Në metropolet evropiane hyjnë miliona makina brenda ditës dhe nuk ndotet ajri. Për herë të parë dëgjohet një vendim i tillë që bie në kundërshtim me të drejtat e qytetarëve. Ky vendim është i nxituar dhe i paanalizuar. I bëj thirrje kryeministrit të vendit që ta shfuqizojë vendimin pasi nuk ka asnjë bazë ligjore që lejon ndalimin e qytetarëve të pjesëve tjera të Kosovës të hyjnë në kryeqytet dhe ky i njëjti nuk kontribuon në zgjidhje të situatës”, ka shkuar ai në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …