Daily Archives: 03/05/2022

Shaip Kamberi: Vendimi përfundimtar për rezultatin në zgjedhje i takon Gjykatës administrative, një proces që mund të zgjasë

Shaip Kamberi

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik nga Bujanoci, Shaip Kamberi, kandidat për deputet në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se pavarësisht ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë për kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve në Tërrnoc, partia që udhëhiqet nga ai do të vazhdojë procesin deri në fund. Loja është ngritur …

Më shumë...

Qeveria e Izraelit ka ftuar ambasadorin rus, në Tel Aviv, për sqarim lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm, Sergei Llavrov

Qeveria e Izraelit ka ftuar ambasadorin rus, në Tel Aviv, për sqarim lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm, Sergei Llavrov

Qeveria e Izraelit ka ftuar ambasadorin rus në Tel Aviv  për sqarim dhe i ka bërë thirrje për kërkim-falje nga Moska, pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka sugjeruar që Adolf Hitleri ka pasur rrënjë hebreje. Lavrov është pyetur gjatë një interviste në një televizion italian më 1 maj …

Më shumë...

Ilir Muharremi: Arti i Musa Güney

Ilir Muharremi: Arti i Musa Güney

Shpirti i artistit është i lidhur me natyrën, ajrin, ujin, gjethet e lagura, aromën e tyre, diellin e mëngjesit, muzgun dhe barin e njomë. Ekzistenca e njeriut influencohet nga mushkëritë e natyrës, simfonitë e saj reflektojnë melodi nga ky konflikt zinxhiror, pra domethënës, real, e përtej reales, vetëdijës, të gjitha …

Më shumë...

Peter Stano: Më 4 maj, Lajçak ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së,  Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i  Brukselit  për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të shkojë në Berlin, më 4 maj, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nëse realizohet, ky …

Më shumë...

Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e së mërkurës që do ta mbajë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz

Vucic

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e së mërkurës që do ta mbajë  me kancelarin e Gjermanisë Olaf Sholz dhe pret  nga Gjermania ta dëgjojë  këndvështrimin e tij lidhur me veprimet e Serbisë. Po atë ditë, emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak do ta takojë …

Më shumë...

Bodo Veber: Është shumë e vështirë të pritet ndonjë përparim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

Bodo Weber

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin,  Bodo Veber, ka deklaruar se është shumë e  vështirë të pritet ndonjë përparim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Weber thekson se nëse do të kishte iniciativë dhe vullnet politik në nivelet më të larta …

Më shumë...

Ka hyrë në fuqi “Kodi i Ri Etik” i Qeverisë së Shqipërisë lidhur me kufizimet dhe sjelljet etike të ministrave

Ka hyrë në fuqi “Kodi i Ri Etik” i Qeverisë së Shqipërisë lidhur me kufizimet dhe sjelljet etike të ministrave

Rregullat e paralajmëruara nga Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes, dhe të miratuara në shtator të vitit të shkuar nga Këshilli i Ministrave kanë hyrë në fuqi më  29 prill. Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata s’mund të pranojnë …

Më shumë...

Antonio Guterres: Lufta Rusi-Ukrainë thelloi krizën ushqimore, energjetike dhe ekonomike në Afrikë dhe në botë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se lufta Rusi-Ukrainë thelloi krizën ushqimore, energjetike dhe ekonomike në Afrikë dhe në botë. Ai deklaroi se efektet e luftës Rusi-Ukrainë u ndjenë qartë në Afrikë, si dhe në të gjithë botën, dhe vuri në dukje se të gjitha kufizimet …

Më shumë...

Autoritetet ukrainase njoftojnë se forcat ruse kanë kryer masakër ndaj civilëve ukrainas në qytetin Buqa

Autoritetet ukrainase njoftojnë se forcat ruse kanë kryer masakër ndaj civilëve ukrainas në qytetin Buqas dhe kanë kërkuar nisjen e hetimeve ndërkombëtare. Ato kanë publikuar video dhe pamje nga rrugët e këtij qyteti në të cilin shihen trupa të pajetë nëpër rrugë. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e akuzoi …

Më shumë...

Ahmeti: Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE, KE dhe do t’i shoh mundësitë për përafrim me NATO-në

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka deklaruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe do t’i shoh mundësitë për përafrim me NATO-në. Ai ka thënë për “Kosovapress” se tanimë e kanë hartuar strategjinë për njohje të reja dhe janë …

Më shumë...

Një i vdekur dhe 19 raste të reja të infektuara me virusin korona

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen shëndetësore në vendin tonë gjatë pandemisë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, një person ka vdekur si pasojë e virusit korona, 19 të tjerë …

Më shumë...

2 PRILL – DITA BOTËRORE E AUTIZMIT

Kryetari i komunës së Deçanit bashkim Ramosaj, me rastin e 2 prillit ditës së autizmit  , ka thënë se, disa njerëz duken ndryshe, por të gjithë meritojnë dashuri! Kjo datë synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me …

Më shumë...

Komuna e Vitisë zhvilloj një aksion të pastrimit për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit, në kuadër të ditëve të ambientit, dje kanë zhvilluar një aksion të pastrimit për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran, te vendi i quajtur “Drejat”. Me këtë rast Visar Demiri, drejtor i …

Më shumë...

Komuna e Vitisë përkujton dëshmorin Sherif Frangu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe të tjerë kanë bërë sot homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit Sherif Frangu, i cili u vra me 3 prill 1981 në Ferizaj nga forcat policore serbe gjatë demonstratës së 81-shit.

Më shumë...

Urimi i Kryetarit Smajl Latifi, për muajin e Ramazanit

Urimi i Kryetarit Smajl Latifi, për muajin e Ramazanit Uroj të gjithë besimtarët islam për muajin e bekuar të Ramazanit, që praktikohet për 30 ditët e ardhshme. Padyshim, thirrja kryesore është ajo për paqe, mirësi e solidaritet mes njerëzve, përmes sakrificës nga bollëku ynë ditor me të mira. Sot, bota …

Më shumë...

Kryetari Shehu uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, në emër të tij dhe te komunës i uron të gjithë besimtarët mysliman, duke ju dëshiruar që të kenë agjërim të lehtë, shëndet dhe mirëqenie në familjet e tyre.

Më shumë...