Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i Brukselit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të shkojë në Berlin, më 4 maj, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit që nga korriku i vitit të kaluar. Vajtja në Berlin e Kurtit dhe Vuçiqit është paralajmëruar qysh javën e kaluar, me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Gjatë qëndrimi të Berlin, Lajçak fillimisht do të takohet me kancelarin gjerman, pastaj edhe në një takim joformal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …