Pak ditë pas incidentit ndaj kryetares Vjosa Osmanit të shkaktuar në aeroportin e Shkupit, kryeministri Albin Kurti viziton Maqedoninë e Veriut. Ai së bashku me disa nga ministrat e tij do të zhvilloj të hënën, me 5 gusht, një vizitë në këtë shtet. Kjo vizitë është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …