Brickos

Pal Lekaj

Pal Lekaj e quan të kundërligjshëm vendimin për anulimin e tenderit për Autostradën e Gjilanit

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i quan të dëmshme dhe të kundërligjshme vendimet për anulimin e tenderit 110 milionësh për Autostradën e Gjilanit dhe bartjen në listën tepricë të ish-sekretarit të kësaj ministrie, Betim Reçica. Lekaj thotë se ministri Abdixhiku i ka marrë këto vendime për interesa të ngushta klanore dhe partiake. Krahas saj, ai shprehet se qeveria Kurti po mundohet të shkatërrojë një sistem që është ndërtuar që 20 vite. Duke folur për bartjen në listën tepricë të ish-sekretarit në Ministrinë e Infrastrukturës sa drejtonte, Lekaj paralajmëron se Reçica do të apelojë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese. Për projektet që ishin paraparë në Qeverinë Haradinaj, si ai i Autostradës së Dukagjinit, deputeti aktual i AAK-së thotë se do të kundërshtojnë çdo vendim që merret kundër autostradës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …