Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Pal Lekaj është shprehur i gatshëm të bëjë kompromis rreth rezolutës për heqjen e murit në veri

Deputeti, Pal Lekaj, shef i grupit parlamentar i AAK-së është shprehur i gatshëm të bëjë kompromis rreth rezolutës për heqjen e murit në veri. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se do të heqë dorë nga kërkesat për ndërprerjen e dialogut dhe shkarkimin e ministres së Dialogut, Edita Tahiri, nëse qeveria jep garanci se do ta heqë murin deri më 15 janar. “Unë do të insistoj në këto dy kërkesa, mirëpo kam deklaruar edhe atë ditë në seancë, se nëse na duhet një konsensus dhe ata japin garanci të forta se muri do të rrënohet deri më 15 janar, atëherë mund ta bëjmë një kompromis të tillë. Përndryshe, nëse nuk e caktojmë datën për heqjen e murit, unë do të kërkoj me këmbëngulje të shkarkohet ministrja Edita Tahiri dhe të ndërpritet dialogu me Beogradin”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …