Lekaj

Pal Lekaj ka ironizuar krerët e shtetit lidhur me deklaratat e tyre për rrëzimin e murit-ndarës në Mitrovicë

Kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka ironizuar krerët e shtetit lidhur me deklaratat e tyre për rrëzimin e murit në Mitrovicë. Derisa, kryetari, kryeministri dhe vartësit e tij flasin se si do të rrënohet muri në veri, Serbia po e betonizon veriun me një ndërtesë të lartë e cila do të mund të përdoret nga institucionet e Serbisë. Qeveria duhet ta rrëzojë murin  dhe të japë shpjegimet për arsyen pse po lejohet të ndërtohet një tjetër objekt, i dyshimtë në veri. Duam të shohim veprime konkrete dhe jo vetëm zëra që krekosen ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …