leoni

Pandeli Majko

Pandeli Majko nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se shkelet sovraniteti i vendit

Deputeti i Partisë Socialiste  dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka theksuar në fjalimin e tij në Kuvend së ai nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se shkelet sovraniteti i vendit. Majko deklaroi se “nëse do të këtë një pikë që prek sovranitetin e Shqipërisë unë nuk rri më një minutë deputet në këtë Parlament. Kam përshtypjen, si disa të tjerë kam dhënë prova se di të mbroj sovranitetin e Shqipërisë. Ajo që po bëjmë është të bëjmë një reformë që do të qërojë ata gjyqtarë dhe prokurorë që u nxijnë faqen gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në Shqipëri. Nëse ndërkombëtarët do të vendosin gjyqtarët dhe prokurorët unë nuk qëndroj më deputet”, tha Majko.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …