Papa Françesku bën thirrje për strehim dhe mikpritje të refugjatëve afganë

Papa Françesku bën thirrje për strehim dhe mikpritje të refugjatëve afgan. Gjatë fjalimit të sotëm nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u lut që personat e zhvendosur brenda Afganistanit të marrin ndihmë dhe mbrojtje. “Në këto momente kur afganët po kërkojnë strehim lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re” theksoi Papa Françesku. Ai ju bëri thirrje vendeve që të pranojnë refugjatët afganë të cilët janë në kërkim të një jete të re. Llogarit se mbi 120 mijë njerëz u larguan nëpërmjet të aeroportit të Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht ndërkohë që mijëra të tjerë janë drejtuar në vendet fqinje përfshirë Pakistanin dhe Iranin.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës presidentja e Bullgarisë nderon trupat bullgare në KFOR: “Jeni garanci sigurie për rajonin”

Zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në …