Sot rreth orës 14.00, nëpërmjet pikës kufitare në Brnjak ka hyrë në Kosovë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: Disa vende do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet e Kosovës e kanë filluar lobimin për njohje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por  disa vende do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai ka deklaruar se Prishtina e ka një pozitë të favorshme në Këshillin e Evropës dhe se do të vazhdojë punën për t’u bërë anëtare e këtij këshilli, pasi ka marrë mbështetje të madhe nga vendet evropiane.Vuçiq bën të ditur se Kosova do të përpiqet të anëtarësohet në INTERPOL dhe UNESCO. “Në INTERPOL dhe UNESCO, ne do t’i mundim ata. Do t’u tregojmë atyre se si mbrohet rendi i OKB -së, rendi ligjor në botë dhe si dimë të luftojmë për njerëzit dhe vendin tonë”, ka thënë Vuçiq në Tv Prva. Ai  nënvizoi gjithashtu se ishte i shqetësuar për situatën në Kosovë dhe BiH. Me mesazhin se ai dëshiron të ruajë paqen, ai foli edhe një herë për arkivolet, shkruan Kossev.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Vetëvendosje nuk e dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, për shkak të mungesës së përfitimit politik

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duke …