Papa Françesku e ka mbajtur një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët fetarë, në kuadër të një vizite pesëditore në Portugali. Përmes një deklarate, Vatikani ka thënë se takimi është mbajtur të mërkurën. Një raport i vitit të kaluar ka treguar se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar në Portugali dhe se Kisha ka tentuar “sistematikisht” që ta fshehë rastin. Në një meshë të mbajtur në mbrëmje në Lisbonë, Papa ka thënë se Kisha duhet ta dëgjojë “vajin e viktimave”. Ai ka shtuar se skandali na drejton kah “pastrimi i vazhdueshëm”, dhe se rritja e zemërimit ka kontribuuar në shkëputje më të madhe të praktikimit të fesë. Në takimin që është mbajtur te misioni diplomatik i Selisë së Shenjtë në Portugali, kanë marrë pjesë 13 viktima të abuzimit. Në muajin shkurt, një komision i pavarur, i krijuar nga Kisha Katolike në Portugali, e ka publikuar raportin që tregon për përvojat e 564 personave, që kanë thënë se janë abuzuar nga priftërinjtë apo zyrtarë tjerë të Kishës.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …