Arben Gashi

LDK-ja ka paralajmëruar hetim parlamentar lidhur me keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paralajmëruar hetim parlamentar lidhur me keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore. Përmes një postimi të tij, ai ka shkruar  se keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale me rezerva shtetërore,  me produkte esenciale, kërkojnë qasje hetimore serioze dhe përmbajtjesore. Kështu që, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore”, ka shkruar mes tjerash shefi i deputetëve të LDK-së. Në disa audio-incizime të publikuara nga mediet dëgjohet se zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë bisedojnë rreth nënshkrimit të një kontrate për blerjen e grurit vitin e kaluar. Sipas bisedës, kuptohet se kishte dyshime që një sasi e grurit në sasi grurë po mungonte. Vlera e grurit që mungonte sipas bisedave, del të ishte rreth 6 milionë euro. Lidhur me këto audio-incizime ka reaguar ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, e cila i ka quajtur ato shpifje dhe ka paralajmëruar padi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …