AKV “Deçani” fitues i edicionit të tetë të Festivalit të folklorit, “Oda e Llapushës”

Mbrëmë ka përfunduar festivali i folklorit “Oda e Llapushës”-edicioni i tetë. Festivali është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe fitues i festivalit, nga juria profesionale, është shpallur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” nga Deçani, të cilët me plotë meritë, duke shpalosur vlerat e mirëfillta të folklorit të pasur shqiptar dhe traditës shqiptare, janë shpallur fitues të këtij edicioni të festivalit “Oda e Llapushës”, që është njëri ndër festivalet më të mëdha të folklorit.

Në këtë edicion të tetë, të festivalit të folklorit, tashmë tradicional, kanë marrë pjesë ansamble, grupe, rapsod e instrumentist të shumtë, nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët janë prezantuar me programet e tyre, duke interpretuar, këngë, valle e lojëra nga tradita e pasur e folklorit shqiptar.

Po ashtu, edhe pjesëmarrja e shikuesve ka qenë, si asnjëherë më parë, duke u mbushur i tërë bulevardi në qytetin e Malishevës.

Juria profesionale, në përbërje nga profesionistët e fushës, Zymer Neziri, Luljeta Braha dhe Burim Krasniqi, pas vlerësimit të interpretimeve, veshjeve dhe mënyrës së paraqitjes së pjesëmarrësve në këtë festival, i ka ndarë edhe nëntë çmimet e festivalit:

Çmimi i parë “Salih e Feriz Krasniqi” është ndarë për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Deçani” nga Deçani.

Çmimi i dytë është ndarë për AKV “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova.

Çmimi i tretë është ndarë për SHKA “Ali Mulaj” nga Gjakova.

Çmimin e Publikut e ka fituar “Grupi i Burrave” nga Mirëdita.

Çmimi i karrierës është ndarë për Fehmi Nishevci.

Çmimi i Diasporës është ndarë për Bedri Karaxha (Gjermani)

Çmimi i veteranit të folklorit është ndarë për Musë Hertica , dhe

Çmimi i debutantit për SHKA “Luigj Gurakuqi” nga Nasheci.

Kontrolloni gjithashtu

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, …