Papa Françesku ka vazhduar me thirrjet e tij për ndalimin e luftës para se ajo ta fshij njerëzimin nga historia

Papa Françesku ka vazhduar me thirrjet e tij për ndalimin e luftës para se ajo ta fshij njerëzimin nga historia. Gjatë fjalimit të tij të së dielës, ai ka përkujtuar se ka kaluar më shumë se një muaj nga pushtimi i Ukrainës, që nga fillimi i kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë, e cila, si çdo luftë, është një humbje për të gjithë, për të gjithë ne. Ne duhet të hedhim poshtë luftën, një vend vdekjeje ku baballarët dhe nënat varrosin fëmijët e tyre, ku burrat vrasin vëllezërit e tyre pa i parë as ata, ku të fuqishmit vendosin dhe të varfërit vdesin. Lufta nuk shkatërron vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen e shoqërisë. Përballë rrezikut të vetëshkatërrimit, njerëzimi duhet të kuptojë se ka ardhur koha për të shfuqizuar luftën. Ta fshijë atë nga historia njerëzore para se të fshijë njeriun nga historia. Mjaft. Ndaloni. Le të heshtin armët. Negocioni seriozisht për paqen. Lufta nuk mund të jetë diçka që është e pashmangshme. Ne nuk mund të mësohemi me luftën”, ka theksuar mes tjerash, Papa Françesku.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …