Papa Françesku bëri thirrje për mobilizim të përgjithshëm për të ju dalur në ndihmë emigrantëve që po përballen me vdekjen e vështirësi të shumta gjatë ikjes nga vendet e tyre në kërkim të vende tjera që ofrojnë kushte më të mira për jetë të sigurt. Gjatë vizitës disa ditore në Greqi, ai sot ishte për vizitë në ishullin grek Lesbos nga ku bërë thirrje për ndihmë për emigrantët. ”Mesdheu po bëhet një varrezë e ftohtë pa gurë varresh (…) Ju lutem, le ta ndalojmë këtë fundosje të qytetërimit!”, theksoi autoriteti më i lartë i botës së krishter, Papa Françesku. Gjatë vizitës në Greqi, Papa Françesku po vë në pah vështirësitë me të cilat janë duke u përball emigrantët dhe po bënë thirrje që kësaj kategorie të shoqërisë t;i dilet në ndihmë.
Kontrolloni gjithashtu
Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
