Në letrën drejtuar partnerëve ndërkombëtarë, gazetarët rendisin një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin e gjykatës speciale në Hagë, duke përfshirë ndërhyrjet e mundshme të gjyqtarëve përtej rolit të tyre, zvarritjen e proceseve dhe mungesën e transparencës. Sipas tyre, paraburgimi mbi pesë vite pa vendim përfundimtar, mbajtja e seancave të mbyllura dhe pranimi i provave pa verifikim të mjaftueshëm janë çështje që prekin thelbin e drejtësisë dhe jo vetëm aspektet procedurale. Në këtë kontekst, ata kërkojnë përgjigje konkrete për përgjegjësinë institucionale, garantimin e paanshmërisë dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Gazetarët paralajmërojnë se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies mund të dëmtojë besimin publik në drejtësi dhe të krijojë perceptimin e standardeve të dyfishta.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
