Paramilitarët e ‘Civilna zaštita’ punësohen në institucione, shqiptarët në veri të diskriminuar

Shqiptarët
që jetojnë në komunat e veriut, ndjehen të nën-përfaqësuar dhe pa asnjë mundësi
punësimi në administratat komunale. Asamblistët shqiptarë në komunat veriore
shprehen të indinjuar nga nënshkrimi i kontratave me pjesëtarët e të ashtuquajturës
‘Mbrojtja Civile’, e cila parasheh integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Sipas tyre, shqiptarët ndonëse përbëjnë 30 përqind të popullatës së komunave
veriore, nuk kanë asnjë mundësi për t’u punësuar, as në administratën komunale,
por as në spitale, ambulanca, arsim apo në qendra sociale. Bashkim Cimili,
asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës veriore, ka bërë me dije se konkurset
që hapen në veri
pothuajse të gjitha kriter bazik e kanë etninë, ndërsa
etnitë tjera nuk kanë të drejtë fare të konkurrojnë. “Shqiptarët e veriut
injorohen prapë nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ata nuk përfshihen
në punësim në asnjërin nga institucionet, ku janë përfshirë pjesëtarët e një
strukture paramilitare, siç po ndodhë sa herë. Pra shqiptarët në këtë pjesë të vendit
nuk kanë pothuajse asnjë të drejtë, ndërsa kjo nuk mund të thuhet për serbët që
jetojnë në pjesë tjera të Kosovës, të cilët nuk përballen me një diskriminim të
tillë”, ka thënë asamblisti Cimili.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …