Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

Erërat
e forta që kanë fryrë në orët e mesnatës, kanë shkaktuar një numër të madh të dëmeve
në rrjetin e rrymës elektrike. Pasojat më të mëdha janë vërejtur në Prishtinë,
Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë. Sipas njoftimit të KEDS-it, mbi 600
punëtorë janë dalë në terren për t’i sanuar prishjet. Përveç punëtorëve, KEDS
ka kontraktuar edhe disa kompani për të tejkaluar sa më shpejt problemet. Duke
pasur parasysh këtë gjendje, KEDS ka bërë thirrje për vigjilencë të shtuar nga
qytetarët dhe të lajmërojnë çdo prishje në Qendrën e Thirrjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …