Tri
partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, shprehen të vendosura për t’i
vazhduar protestat deri në rrëzimin e Qeverisë Mustafa dhe shfuqizimin e marrëveshjeve
me Serbinë dhe Malin e Zi. Pavarësisht kësaj, fronti opozitar ende nuk ka
caktuar datën e protestës së radhës. Zyrtarë të Vetëvendosjes thonë se protesta
e fundit, me 9 janar, dëshmoi se nuk do të ketë kthim prapa. “Protesta e 9 janarit ‘Për shtet me
sovranitet, kundër Qeverisë antikushtetuese’ ishte protestë e fuqishme dhe
masive. Qeveria ‘Mustafa-Thaçi-Lista Serbe’ duhet të largohet një orë e më parë”,
thuhet në përgjigjen e Vetëvendosjes dërguar medieve.
Kontrolloni gjithashtu
515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët
515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
