Sinani ING

Parlamenti i Britanisë së Madhe miratoi fillimin e procesit të daljes nga BE-ja

Parlamenti i Britanisë së Madhe miratoi fillimin e procesit të daljes nga BE-ja

Parlamenti britanik të mërkurën ka autorizuar kryeministren Theresa May për të filluar procedurën e largimit nga Bashkimi Evropian. Pas tre ditë diskutimesh dhe 140 faqe të amendamenteve të propozuara, deputetët britanikë me shumicë votash miratuan ligjin për Brexin në leximin e parë me 494 vota pro dhe 122 kundër. Ky vendim, i mundëson kryeministres May që muajin e ardhshëm të nis procesin e largimit, shtatë muaj pas referendumit historik britanik. Përndryshe, May nuk ka dashur që parlamenti të diskutojë rreth këtij ligji, por për një gjë të tillë e ka detyruar Gjykata Supreme. Pasi u pranua nga Dhoma e Ulët, projekt-ligji do të diskutohet në Dhomën e Lordëve. Deri në pranimin përfundimtar të tekstit ligjor pritet të kalojnë edhe disa javë.(AA)

Kontrolloni gjithashtu

Kurti Vucic

Albin Kurti: Nuk do t’i jap leje për ta vizituar Kosovën, kryetarit të Serbisë Vuçiq, i cili thotë se Masakra e Reçakut ka qenë fabrikim

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën, …