Zafir Berisha, zëvendësministri i Brendshëm, menjëherë pasi mori postin tjetër si koordinator nacional për siguri kibernetike, ishte cak i

Zafir Berisha: Duhet të ndërmmerren masa ndaj Listës serbe

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha kërkoi që të ndërmerren masa ndaj deputetëve të Listës Serbe. Berisha i akuzoi ata për  përkrahje të politikave nacionaliste serbe kundër Kosovës duke i quajtur si agresion. Po ashtu, ai tha se në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të përjashtohen. Sipas tij përfaqësuesit e Listës Serbe  kanë marrë pjesë në vënien e gur-themeleve të  përmendoreve të carëve serbë që dihet se kanë bërë krime ndaj shqiptarëve. Sipas Berishës përfaqësuesit e Listës Serbe po sabotojnë institucionet e Kosovës duke e quajtur vendin tonë  Kosovë dhe Metohi, ndërsa thotë se ata  nuk e njohin si kryeministër Isa Mustafën por Aleksandër Vuçiqin.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha: Më vjen keq nëse rrëzohet kryetarja Osmani për shkak të ankesës së PLE-së në Gjykatën Kushtetuese

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës, ka …