Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian ka marrë vendim që më 14 shkurt 2017 ta votojë rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Evropian ka vendosur që më 14 shkurt të votojë edhe zyrtarisht  rezolutën për Shqipërinë, bazuar në raportin e përgatitur nga Knut Fleckenstein dhe të miratuar në Komisionin e Jashtëm. Votimi i raportit dhe rezolutës vjen vetëm pesë muaj përpara se shqiptarët të zgjedhin deputetët e rinj. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe zbatimi i reformës në drejtësi shihen si kusht për integrimin evropian edhe nga kryetari i Komisionit të Jashtëm, Elmar Brok. Sipas tij, zgjidhja për reformat është dialogu mes pozitës dhe opozitës. “Bisedime dhe bisedime, sepse dialogu për reformat është në të mirë të qytetarëve. Ne jemi në proces konsultimesh me zyrtarët shqiptarë dhe të vendeve të rajonit për vijimin e procesit të integrimit. Ata kanë një mesazh të qartë që është zotimi ynë për t’i mirëpritur në familje. Më parë duhen zbatuar detyrimet sepse ne do ta vlerësojmë individualisht secilin shtet në bazë të meritës. Në këtë pikëpamje, zbatimi i reformës në drejtësi është hap i madh”, ka thënë Brok.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …