PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, reagon ndaj deklaratës dhe shpifjeve të Vetëvendosjes , në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, reagon ndaj deklaratës dhe shpifjeve të VV-së, në Prizren, të cilat i konsiderojmë frikë, humbje të rradhës së këtij subjekti politik në zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe se nuk është asgjë më shumë se veç një deklaratë politike shterpe për efekte elektorale. PDK në Prizren, konsideron se kjo është një deklaratë e pabazë dhe me nuanca infantiliteti politik meqë rritja e Forcës së Ndryshimit në Prizren, ka alarmuar oponentët kundërshtar dhe të tillët tani kanë filluar të mirren me përgënjeshtrime të pabaza, duke qenë joserioz para medieve dhe opinionit të gjërë publik.
Kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Shaqir Totaj, do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit, pamvarësisht bindjeve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …