leoni

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për Prishtinën, Selim Pacolli, ka shpalosur programin e tij në parkun e Gërmisë

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për Prishtinën, Selim Pacolli, ka shpalosur programin e tij në parkun e Gërmisë

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për Prishtinën, Selim Pacolli, ka shpalosur programin e tij në parkun e Gërmisë, me ç’rast ka premtuar zhvillim të kësaj zone rekreative për qytetarët e Prishtinës, me transport ekologjik. Ai ka premtuar se në këtë mënyrë do t’i kthehet jeta në ajër të pastër çdo qytetari të kryeqytetit, ndërsa është zotuar se pishina e Gërmisë do të jetë qendër atraktive për të gjitha stinët e vitit, duke u përdorur për patinazh gjatë dimrit. “Një ambulancë mobile është mese e domosdoshme dhe do të jetë çdo herë këtu dhe çdo ditë do të kujdestaroj. Kemi çështjen e pishinës së Gërmisë. Ajo shfrytëzohet vetëm 90 ditë gjatë sezonit vjetor. Ne parashohim që të mos shkarkohet uji, uji është i kushtueshëm dhe i nevojshëm, kështu ajo të jetë funksionale gjatë gjithë sezonit kështu që gjatë stinës së dimrit të shndërrohet në patinazh, gjë që është e mundur dhe do të ishte i mirëseardhur për qytetarët e Prishtinës. Tjetra, ne kemi sipër nesh ndodhsha në vitet shumë më herët që është mundësuar një skilift, një teleferik që ai mund të funksionalizohet me një investim minimal”, ka thënë Selim Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …