Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-Kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga ana e një grupimi politik që po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së. Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional. Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin 177 dhe kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci.
Kontrolloni gjithashtu
Anëtarit të KQZ-së të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Berat Gashi, iu ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka njoftuar se ka marrë vendim për të ndaluar, …