Brickos

Abelard Tahiri: Në mungesë të kuorumit, pushteti e mbylli seancën për ta pamundësuar diskutimin për aferën "zdravo"

Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme,  ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai ka shtuar se qeverinë e ardhshme do ta krijojë opozita e jo Lëvizja Vetëvendosje. Jemi jashtëzakonisht të gatshëm dhe jemi të bindur se në këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë të krijojë qeverinë,  por  do ta krijojë opozita”, ka thënë ai. Edhe ashtu po hyjmë në kohën kalendarike ku edhe po i ofrohemi zgjedhjeve, dhe ky është viti i fundit i mandatit të kësaj qeverie dhe sa më herët që shkojmë në zgjedhje përfitues do të ishin qytetarët sepse do të ndërpriteshin shumë prej proceseve të dëmshme të vendit tonë”, tha Abelard  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …