Aleksander Vuçiq

Partia e kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq sipas rezultateve preliminare, ka fituar 122 mandate në Kuvend

Partia e kryetarit të Serbisë, Aleksander  Vuçiq sipas rezultateve preliminare, ka fituar 122 mandate në Kuvend, socialistët e Ivica Daçiqitit  32 mandate, vota të mjaftueshme për shumicën e nevojshme në Kuvendin e Serbisë. Shqiptarët e komunave të Kosovës Lindore kanë fituar vetëm një mandat, ish deputetin Shaip Kamberi, përderisa ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dështuar keq në këto zgjedhje. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, shqiptarët e Kosovës Lindore do të kenë vetëm një deputet në Kuvendin e Serbisë. Përçarja mes partive shqiptare atje bëri që të humbin edhe dy deputetë. Partia e radikalit Vojisllav Sheshel dhe e ish-kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq,  kanë mbetur jashtë Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …