Partia FJALA

Partia FJALA dënon arrestimin e drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi nga autoritetet e Sërbisë

Arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës  në Mitrovicë Nehat Thaçi nga autoritetet e Sërbisë derisa ky udhëtonte drejt shteteteve përëndimore, është i papranueshëm. Në bazë të informatave nga famija e Nehat Thaçit, u bëç e ditur se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe se për këtë shkak Sërbia e ka arrestuar. Ky veprim i  autoriteteve të Sërbisë dëshmon edhe njëherë se ata nuk dëshirojnë të harrojnë të kaluarën dhe krimet që regjimi i Sërbisë i ka kryer në Kosovë.  Partia FJALA, dënon fuqishëm këtë veprim të Sërbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk është rasti i vetëm. Njëherit kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të zgjidh këtë problem në lidhje me arrestimin e qytetarëve tanë. Qeveria e Republikës së Kosovës, në bisedimet e Brukselit duhet të kërkoj dhe mbroj fuqishëm pjesëtarët e UÇK -së në veçanti dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Rrënimi i objekteve pranë Ujmanit sjell reagime të forta nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it

Rrënimi i objekteve pranë liqenit të Ujmanit nga autoritetet e Kosovës ka nxitur reagime të …