Brickos

Partia Liberale Demokratike e Japonisë e kryeministrit të vrarë, Shinzo Abe ka fituar sërish shumicën e vendeve në parlamentin japonez
Fumio Kishida, second left, Japan's prime minister and president of the Liberal Democratic Party (LDP), speaks after placing a red paper rose on an LDP candidate's name, to indicate a victory in the upper house election, at the party's headquarters in Tokyo, Japan, on Sunday, July 10, 2022. (Toru Hanai, Pool Photo via AP)

Partia Liberale Demokratike e Japonisë e kryeministrit të vrarë, Shinzo Abe ka fituar sërish shumicën e vendeve në parlamentin japonez

Partia Liberal Demokratike dhe Komeito pritet të fitojnë 83-125 vende në dhomën e sipërme. Shinzo Abe e drejtoi këtë parti deri në vitin 2020, ku më pas dha dorëheqjen, por pa hequr dorë nga fushata, gjatë së cilës edhe u vra duke mbajtur një fjalim, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmi ndaj tij solli më shumë mbështetje për forcën politike.  Unë mendoj se është e rëndësishme që ne arritëm t’i përfundonim zgjedhjet,” tha kryeministri Fumio Kishidaduke shtuar se ai dëshiron të trajtojë pandeminë, çështjet e lidhura me Ukrainën dhe inflacionin. Kishida kishte këmbëngulur që zgjedhjet të vazhdonin pavarësisht vrasjes, duke thënë se “nuk duhet të lejojmë kurrë që dhuna të shtypë fjalimin”. Vrasja e Abe tronditi kombin dhe shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën. Personi i akuzuar për vrasjen e tij, 41-vjeçari Tetsua Jamagami, është në paraburgim dhe u ka thënë hetuesve se kishte vënë në shënjestër Shinzo Abenë sepse besonte se politikani ishte i lidhur me një organizatë të paidentifikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …