Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Shqipëri i është bashkuar koalicionit të Partisë Demokratike

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Shqipëri i është bashkuar koalicionit të Partisë Demokratike

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i është bashkuar koalicionit të Partisë Demokratike. Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Shpëtim Idrizi ka njoftuar për kalimin e partisë së tij në kampin opozitar. Ai ka thënë se gjatë bashkëpunimit më qeverinë Rama, nuk është bërë asgjë në lidhje me çështjen e Çamërisë. Sipas Idrizit, Rama ka treguar arrogancë për të këtë çështje, duke i mohuar të drejtat shqiptarëve të Çamërisë. “PDIU sot është pjesë e opozitës së bashkuar. Përballë një mazhorance arrogante dhe ajo që është më e rënda braktisjes së vendit nga shqiptarët, kemi nevojë për një opozitë të fortë që të ketë alternativën e saj për të dalë nga ky tranzicion i tejzgjatur për t’u dhënë shpresë shqiptarëve”, ka thënë Idrizi. Ndërkaq, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se subjekti politik që drejton do të vazhdojë angazhimin për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. “Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Pozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit. Është konkluduar me sukses marrëveshja me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare”, ka thënë Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …