Partitë opozitare kanë vlerësuar se Qeveria Kurti e ka dëmtuar subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtarë

Partitë opozitare, kanë vlerësuar se Qeveria Kurti e ka dëmtuar subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtarë. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu–Shoshi, ka thënë për Ekonomia Online se Kosova gjendet në një pozitë më të dëmshme përgjatë 20 vjeçarit. Ajo ka theksuar më tutje se përgjatë kësaj qeverie, nuk ka pasur asnjë njohje të re e as avancim të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Edhe deputetja e parties tjetër opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka theksuar se vendi ynë ka pësuar dështime në skenën ndërkombëtare. Ajo ka përmendur përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga “defender 2023”. Ajo ka shtuar më tutje se nga të dhënat e paraqitura në Raportin e progresit, Kosova jo që nuk ka përparuar pork a shënuar regres. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti, Kosova ka pësuar dështim total. Ajo ka theksuar më tutje se gjatë kësaj qeverie, nuk ka asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të Kosovës në ndonjë organziatë të rëndësishme ndërkombëtare ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme paguan këshilltar deri në 7 mijë e 500 euro, sikur është Gani Jakupi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …