Pas 18-vjet të luftimeve talebanët dhe amerikanët arritën marrëveshje historike për largimin e trupave nga Afganistani

Njoftimi për tërheqjen e trupave, u zyrtarizua përmes një deklarate të përbashkët Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afganistan, e cila u dha so në në Kabul. Amerika dhe aleatët e saj në NATO, do të tërheqin të gjitha trupat nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse talibanët realizojnë zotimet e tyre, sipas marrëveshjes së arritur të shtunën. Njoftimi për tërheqjen e trupave, u zyrtarizua përmes një deklarate të përbashkët, në Kabul. Marrëveshja që u nënshkrua sot në Katar, ka për qëllim arritjen e paqes në Afganistan pas më shumë se 18 vjet të luftimeve të përgjakshme dhe me pasoja të paparashikueshme. Bisedimet mes qeverisë në Afganistan dhe talibanëve do të vazhdojnë. “Koalicioni do të përfundojë tërheqjen e forcave nga Afganistani brenda 14 muajve pas shpalljes së kësaj deklarate të përbashkët”, thuhet tutje në njoftim. Amerika kishte dërguar trupat e veta ushtarake  në Afganistan, disa javë pas sulmeve të shtatorit të  2001 nga Grupi al-Kaida,  në New-York. Dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë dhe të forcave të NATO-s janë vrarë nga sulmet e talebanëve, pësimet e të cilëve numerikisht  ishin shumëfish më të mëdha. Dëmin më të madh me qindra mijëra të vrarë e të plagosur   nga bombardimet amerikane, por edhe nga talebanët,  ka pësuar popullata civile afgane, një pjesë e së cilës është degdisur në shtetet fqinje dhe në vende të ndryshme të botës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …