Pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e djeshme mblidhet urgjentisht kryesia e Lidhjes Demokartike të Kosovës

Pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e djeshme mblidhet urgjentisht kryesia e Lidhjes Demokartike të Kosovës

Kryesia e Lidhjes Demokartike të Kosovës do të mbajë mbledhje sot pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik. Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%. Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, Vetëvendosje  numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …