Pas ish-deputetes, Safete Hadërgjonaj, ka filluar dëshminë e saj në Gjykatën Speciale, në Hagë edhe deputetja, Time Kadrijaj

Pas ish-deputetes, Safete Hadërgjonaj, ka filluar dëshminë e saj në Gjykatën Speciale, në Hagë edhe deputetja, Time Kadrijaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, ish luftëtare e UÇK-së,  ka filluar dëshminë e saj në Gjykatën Speciale, në Hagë. Gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e Pjetër Shalës është pyetur edhe për  Safete Hadergjonajn, Ramush, Daut e Agron Haradinajn si dhe për Shaip Musajn. Time Kadrijaj ka thënë se Safete Hadergjonajn e njeh, mirëpo ajo nuk është mjeke dhe nuk e ka takuar gjatë luftës. Më shumë  kemi pas kontakte pas luftës, kur kemi qenë të dyja  deputete. Ndërsa për Ramush Haradinaj, ka thënë se ka qenë ushtar i dalluar dhe se ai nuk ka qenë kurrë në Shqipëri. Për  Agron Haradinajn, ka treguar se e ka parë në Koshare. Ajo ka sqaruar  nuk ka qenë asnjëherë në Kukës në vitin 1999 dhe se nuk i ka ofruar ndihmë Milaim Zekës,  kur ka qenë i plagosur. Ai është plagosur në Koshare dhe se aty iu ka  ofruar ndihma mjekësore, ka thënë Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …