Prokuroria e Gjykatës së Hagës, ka zbuluar faktin se i ka incizuar fshehtas bisedat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit. Prokurorja, Kimberly West, ka kërkuar ndryshime thelbësore të kushteve të paraburgimit për tre të arrestuarit. Ajo pretendon se ata i kanë thyer rregullat e Panelit të Gjyqtarëve duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur apo duke shpërndarë përmbajtje të dëshmive konfidenciale të personave që i kanë vizituar ata në Qendrën e Ndalimit. Prokuroria zbulon se ka bërë edhe hetim për këtë gjë dhe ka gjetur se ka pasur përpjekje të tjera, për të penguar procedurat, duke përfshirë lëshimin e udhëzimeve se si dëshmitarët duhet të dëshmojnë dhe planifikimi i qasjes ndaj dëshmitarëve. Gjithashtu këtu përfshihen edhe telefonatat dhe komunikimet me shkrim dhe dërgesat dhe pranimet, derisa paneli të vendos për këtë çështje. Përveç kësaj Prokuroria ka kërkuar që të mos lejohen vizita jo të privilegjuara në person dhe ato të realizohen vetëm përmes telefonit dhe të jenë të monitoruara. Prokurorja ka kërkuar që tre të akuzuarit të mos vizitohen nga vizitorë të përbashkët. Mbi bazën e pretendimeve të saj gjithashtu ka kërkuar ndarjen e tre të akuzuarave nga të gjithë të burgosurit aktual në Qendrën e Ndalimit. Prokuroria e Hagës ka zbuluar se bazë të autorizimit gjyqësor kanë regjistruar në mënyrë të fshehtë vizitat e pa privilegjuara tek tre të akuzuarit në Qendrën e Paraburgimit.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …