Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

ISA FERIZAJ: RROJNË NËNTORËT E LAVDISË, ME ENVERIN, SHEKUJT NDEROJNË!

Moj Shqipëri, prore n‟djep, pëkunde lavdi;
Lumja ti, Nëno, për birin që linde, rrite ti!
Lumja Ti, për Flamurshqipen dykrenore;
Lum për yjet partizane, që të sollën fitore!
Lumja ti, moj vigane, Nënëmadhja jonë;
Ty, Qëndrestare, Legjendare, bota të thotë!
Shekujt e historia, kur Ty, pranë të kalojnë;
Në gjunj, para teje ata bien, të të nderojnë!
Lum si ne, Mëmëdhe, për Ty, pa nda thamë;
S‟na u dhims jeta, zemrash tona, gjak t‟dhamë!
Besa-besë ne me Ty, lidhur prore, o Atdhe;
Atje, megjë me re, n‟thepa motesh bëmë fole!
Si bij shqipesh ne krenarë, arritës lartësish;
Ne, bij të të lashtit dhѐ, mendje urtësish.
Dielli, të parët ne përqafoi e, atij iu falem;
Ecëm, në të tijën udhëdritë, kurrë s‟u ndalem.
Bëmë ne histori, i çamë rrugët me lavdi;
Mirësi e paqë, Botës, ia dhuruam, stoli!
Linden, erdhen pas nesh, o sa popuj, plot;
Si të egër na u sulen, derdhem gjak e lot!
Qau, klithi koha, se na kafshuan e copëtuan;
Sa shumë ligësi, historia, dot s‟i përshkruam!
Më i madhi popull në dhѐmadhin plak qemë;
Vandalë, përbindsha, na e zvogëluan folenë!
Kurrë s‟u shuam ne, as s‟u tjetërsuam;
N‟palcë guri rrënjëngulur, shtat lëshuam!
Mbinë nga gjeni ynë, prush filiza t‟pastër;
Lindi Nëna, tonin Diell, në t‟Argjiros vatër!
Qeshi qielli, ndriti toka, vëlla i lindi Diellit;
Si t‟vetën dritë,diellmadhi,ia dha vëlla yllit.
U rrit Ylli ynë e, përkrah Dielli, atë mori;
Ç‟nur i dha Atij, tonës liri, lavdi Nëntori!
U bë Ylli, Diell për Atdhe, kombin mbarë;
Zgjoi dritë e Tij, ëndrra,shpresa për shqiptarë.
Ç‟e vrau errësirën, i Tij shkëlqim, solli lirinë;
Falë Atij, nga fundziu, nxorëm ne Shqipërinë.
Shqip, të frymojmë na mësoi, faqen ndritem;
Prore me Atë, n‟flakë rrufesh, zemrat kalitem!
S‟jetonim dot, n‟gjole kënetash, t‟vdekjes vatra;
Atje, në t‟thiktat maja mësuar, të rrihnim flatra!
Atje mbi re, nga vesa sytë larë, rrezja na ndriti;
Atje, mes flakëshkrepjeve, me rrufe u sprovuam.
Ashtu prore, si kreshnikët, kurrë s‟u nënshtruam;
Këtu, Bashkim bëmë, tek lavdia emrin shkruam!
Kem shqipen,kombi im, dykrenore n‟Falamurgjak
Kem dy Drina gjakbashkuar, t‟rrojë Atdheu gjatë!
Një Diell, çdo galaktikë, ka“Shqipegalaktika”, dy;
Kastriotin, Enverin, botës njohur, e parë me sy!
Kem, dy nëtnorë flamurngritës, kulmorë historie;
Kastrioten, Enverjanen, heroike, epoka lavdie!
Kem Kosovën, Adem Jasharin, s‟i lëmë vetëm;
Për Bashkim, prore gjakun derdhen, falën jetën!
Na mblodhi Kryeburri e, na priu të dilnim ferri;
Se bashkimi bën fuqinë, mësim, na la Skënderi!
S‟ndodhte ndryshe dot, lidh lavdia, epoka nderi;
S‟falet, fitohet liria, veç me grykëholla maliheri!
Dielli ynë ngrohu zemrat, ndër to erdh pranvera;
Mërgoi dimri, terrnata, jetëferri, mbollëm lirinë!
Shkulëm shkurre, driza, ferra, aty, mbinë vlera;
Këmbëkryq në çdo vatër, ulëm dritën, urtësinë!
Pa nuk pyetëm, për supershtet, as për superfuqi;
Dy madhore, epoka nderi, i shkruam me lavdi!
Mposhtëm nazifashizëm,tradhtarë, n‟ferr i çuam;
Na ndriti rrugën, yni Diell, mbi të keqen fituam!
                            * * *
Se do vinte dita, që kurrë s‟e deshëm, s‟besuam;
Erdhi prillziu, nënës, kombit, Kryebirin ia mori!
Shtangu jeta, ngadalë zemrat rrahen, u ndëshkuam;
Zbritur gjëmëmadhja ndër ne e, zia na mbështolli!
Dolën vrimash, hiena, minj, çakej, tërë … gëzonin;
Sa doli, kryelepuri “luan”, kohës ia drodh timonin!
E, tatëpjetën morëm, bash sikur t„na fshinte orteku;
Rrënuam mendjen, na mashtroi, ai,“bardhosh çeku”!
Gufoi, shpërtheu plehnaja, vlerë, nder, i përmbyti;
Fundi, sipër doli, gjithçka turbulloi, të urtin çuditi.
Qentë pa zot, rugaçë, sheshet, lirshëm i mbushën;
Zagarnaja e ndërsyer, lehnin n‟kor, s‟njihnin tutën!
S‟e pritën frorin, me djall u dbuan, poll ligësia;
Nënë Shqipërisë, iu nxi faqja, mërgoi lavdia!
Përbindshat frikacakë, heronjve ua patën frikën;
Nga prehja i nxorën, Atdheut ia ngulën thikën!
                              * * *
Tash sa vite, qebesa, plot dekada;
O Ennver, të thërret Mëmëdheu!
Prore je, në të flamurkuqit pala;
Shqiponjë e tij,Ti e, Skënderbeu!
U plakën vitet, Ty, duke të pritur;
Ndërruar koha, krejt ajo, e krisur;
Mërgoi lavdia, s‟di se ku ka ikur?!
Dhe dielli n‟zemrat tona, i zalisur!
Motesh, Enver, qan për Ty, kombi;
Loton qielli, se rezeza e mbështolli.
Ra pas Teje siparziu, asgjë s‟pamë;
Urtësia dhe mirësia, vetëm na lanë!
Të kërkon Dielli, krahas tij si përherë;
Hëna Ty, s‟të pa kund, territ të kërkoi!
Kohëmadhja, t‟i ruan fjalët në eter;
Ty, gursinor epoke, vet lavdia të latoi!
Malet e atdheut, kreshtënalta e krenare;
Duan emrin,“ Aradhat Enverjane”, vigane!
Fusha, lugje, hone, me emrin Tënd buçasin;
Për Ty, atdhetarìa, shqiptarìa, brohorasin!
Tash, hijezeza rënë, mbi Komb e Mëmëdhe;
Ngre hasmin në piedestal, kjo politikë halѐ!
Njësh,Shqipëri, Itali, Kalorës ikanaku gëzon;
Atdheut, politika na përzu‟, fashizmi gëlon!
Kemi qen, kryeqen të ligj, n‟vathë, ujq sjellin
Qysh se nesh ndarë, o Diell,na fëlliqen nderin!
Historilavdia, prore të ndriti Ty, o Kryeburrë!
Gjallojmë sot pa Ty, bash si gjarpri nën gur!
Humbi shpirtvlera, na hyri djalli nën lëkurë;
Politika mësoi, vëllai, vëllait, t‟i ngre murë!
Jo, se s‟e njihje këtë model,Ti, na bashkove;
Shembem muret, na pajtove, na vëllazërove!
S‟ka, mbi dhѐ, një prijës, në Ty, të ngjasohet;
S‟të gjen shembull historia, sot ajo dorëzohet!
As global njerëzimi s‟pyeti, Ty, t‟bëri flamur;
Sytë nga Ti prore, Diell je, nuk shuhesh kurrë!
Se u hanë brirët buajve, shtypet jeta, shuhet;
Nga kasaphanat ligësia, fiton, sa nuk thuhet!
Me gjak fëmijësh, euro, dollarë, si i marrin?!
Çohuni, të munduar, kolerës t‟i bëjmë varrin!
Të vërtetën na the, me këta, mushka na polli;
Veç për këtë, o Gjeni, kombi n‟zemër të mori.
Edhe tokëmëmëdheun, si ta duam na mësove;
Para hasmit s‟u ligështuam, Ti, na frymëzove.
Druan sot historia, mos sinorët ia ndryshojnë;
Druan sot njerëzia, mos urtësinë ia mohojnë.
Druan dhe fëmia sot, se mos gjenin ia prekin;
Druan sot e vërteta, se me rrena e mbështjellin!
Ja, të ishe Ti, o Kryegjeni e, të na ndrije;
Sot njeriu, shkolle del, si kungulli n‟hije.
Shkollën, shëndetin tonë, i çmove sa jetën;
Se dhe ëndrrat tona ngjanin, me t‟vërtetën!
                           * * *
Më fal, por dua t‟flas ca me Ty, o Kryetrim;
Për karrige, liderëpushtat, falin vendin tim!
Kjo më dhemb, më shemb përdhѐ, o Enver;
Në çdo pëllëmbë ai, gjak, jetë, lavdi e nder!
Me ç‟të drejtë horrat, përdhunojnë Atdhenë;
Na vrasin ardhmëninë, na e shembin folenë?!
N‟tonat pasuri,gjithfarëshe,vodhën e shqyen;
Na fëlliqen zë e emër e, me turp, na përlyen!
Kem dy shtete shqiptare sot, në Ballkan;
Asnjëri, as tjetri, Bashkimin, hall s‟e kanë.
Njëri n‟bisedime pa fund, tjetri kokë s‟çan;
Kështu sot “politika”, po grin ujë në havan!
Njëri, gati fal atdhenë, mbron tjetri, folenë;
S‟duan “Bashkim Kombëtar”, karrem pushteti.
E djathta, flakë e tym, se të hasmit, ka idenë;
Ujk e majta, mjegull do‟,“n‟diskutim” buxheti!
Thotë “e majta” se “SPAK”-un e krijova vet;
SPAK-ut, “SKAP”, si qenit, tjetra, ah ç‟milet!
Majmet babëzia, çnjerëzohet, me taksat tona;
Kësaj i thënkan “demokraci”, shit e blej vota!
Më fal Enver, të merzita, veç nisjen ta thashë;
E di se më dëgjon, pa të folur, dot s‟e lashë!
Flet si unë, me Ty kombi, s‟ka kujt t‟i qahet;
Qe, me të lidhur besa-besë, rron besa, mbahet!
                            * * *
Në nëntor jemi, bëjmë se do të festojmë;
Dëshmorë e tradhtarë, njëjtë i “nderojmë”!
Bën se nderon politika, heroizmi e tmerron;
Fjalët, “Enver”, “partizanë” dot s‟i dëgjon.
U rikthye kisha, në avazin e saj të vjetër;
Bën politikë skilja e vjetër, ç‟duhet tjetër?!
Masakruesja me kryqëzim, leh nga frëngjia;
Por,do rrojë lavdia shekujsh, të vdesë ligësia!
Fitoren mbi pushtues, sot tradhtia, s‟e pranon;
“Çlirimin”, quan pushtim e, robërinë,“liri”!
Enverin me partizanë, kohëlavdia i lartëson;
Qe tradhtia e etërve tradhtarë, me e liga ligësi!
Ndaj, para lavdisë, përulet kombi me nderim;
Pa gjakun Tuaj, dëshmorë, i paemër vendi im!
Ndaj nëntorët nderojmë, lavdinë na kujtojnë;
Rrojnë nëntorët e shqiptarisë, n‟shekuj rrojnë!
Rrojnë nëtorët tanë, se rron fryma Enverjane;
Prore, flamurtarë, fitimtarë, ata, malerëndë.
Nëntorësh tanë, buron Dritepoka Nëntorjane;
Në Panteonin e Lavdisë, ata zënë, kryevend!
Majakreshtash nëtorjane, atdheu, shqiptaria;
Bashkë ato, me Enverin, rrojnë sa përjetësia!
Sa të rrojnë shqiptarë mbi dhѐ, jona lavdi rron;
Sa, Dielli tokën ndrin, Enverin, kombi nderon!
Motesh, brezash, nëntorët tanë, i rrit lavdia;
Rrënjëngulur flamurnëntorët, tek atdhetaria!
Horizontesh historie, mendjen,yni Diell ndrin;
Frymon shqip shqiptaria, e rrit ajo krenainë!
Rrojnë nëntorët e shqiptrisë, sa jeta, rrojnë;
Rrojnë ata për të vërtetën, t‟mos na mohojnë.
Rrojnë nëntorët tanë, shekujsh me Kryenderin;
Rron Atdhekombi, se Yll Polar, ka Enverin;!
                    Tiranë, në Nëntor 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Adem Demaçi dhe projekti i tij për TV-Diellin

Mujë Hyseni: TV DIELLIT

Për mua sot qe o një ditë e mbarë U binda unë sot qe kemi …