Pas kryerjes së ceremonisë së Haxhit, në Mekë, besimtarët islamë në gjithë botën sot festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët islamë në gjithë botën sot festojnë Kurban Bajramin, që mbahet pas kryerjes së Haxhit, në Mekë. Kjo festë tre ditore, e në disa vende edhe më shumë është e njohur si Festa e Sakrificës, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët. Shumë besimtarë në Shqipëri kanë bërë faljen e namazit të Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Edhe besimtarët myslimanë në Kosovë, Maqedoni, në Kosovën Lindore në Mal të Zi dhe në Sanxhak  festojnë Kurban Bajramin. Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit e ka mbajtur Orhan Bislimaj, kryemami i Prizrenit. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë bënë bashkë të gjithë, duke apeluar të festohet bashkë  në Kosovë, kudo ku ka shqiptarë dhe në mërgatë. Sot është ditë feste. Feston bota islame. Festojmë edhe ne  bashkë brenda vendit e në mërgatë. Këtë festë e karakterizojnë ritualet haxhi dhe prerja e kurbanit. Edhe sot kemi pasur përfaqësues tanë që iu janë bashkuar haxhillëkut, ka thënë mes tjerash Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësia Islame e Kosovës, tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …