Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo ka komentuar reagimin e Moskës zyrtare pas deklaratave të Haradinaj për bashkim kombëtar. Milo u shpreh se Rusia ka qenë dhe mbetet gjithnjë kundërshtuese e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Sipas tij, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize. Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Milo shtoi se Rusia do të bëjë çdo gjë për të penguar njohjen e Kosovës. Ai theksoi mes të tjerash se shteti me i ri po përballet me shumë sfida në politikën e jashtme. Milo shtoi se Kosova do të ketë mbështetjen e SHBA-ve, por nuk duhet abuzuar me këtë, duke shtuar se duhet punuar shumë ngushtë me adiminstratën e re të Biden.

Kontrolloni gjithashtu

PSD akuzon LVV-në për “kapje” të Prokurorisë, Molliqaj paralajmëron rrezik për pavarësinë institucionale

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Prokurorisë së Shtetit, duke vendosur një pankartë …