Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s pa statusin e anëtarit ose partnerit

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s që po mbahet në Turqi, pasi nuk është shtet anëtar i aleancës dhe as pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe. Në një përgjigje zyrtare, ministria ka theksuar se Kosova nuk ka marrë pjesë as më herët në samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës, përveç disa aktiviteteve të veçanta të organizuara në margjinat e tyre. Sipas sqarimit, samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, si dhe të partnerëve që ftohen në raste të caktuara, ndërsa Kosova aktualisht nuk gëzon asnjërin prej këtyre statuseve. Ministria ka rikujtuar se gjatë samitit të vitit të kaluar, Kosova mori pjesë vetëm në një aktivitet të fushatës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, të organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara ndaj synimit strategjik për anëtarësim në NATO, duke vazhduar reformat dhe bashkëpunimin me aleancën dhe shtetet e saj anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Bajram Begaj pas 25 ditësh protesta: E drejta për të protestuar është kushtetuese, nevojitet dialog

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat qytetare …