PDK-ja ka akuzuar Qeverinë për shkelje të ligjit me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore. Zëvendës-kryetari i Komisionit Hetimor për subvencionim, Ardian Kastrati dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, në një konferencë për medie, kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta hetojë rastin. Ardian Kastrati, deputet i PDK-së tha se me përsëritjen e këtij vendimit pasojat i paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sipas Kastratit përgjegjësi kryesor për këtë situatë është vetë, kryeministri Albin Kurti. Ai po ashtu tha se krahasuar me vitet paraprake, vitin e kaluar janë shpenzuar 7 milionë euro më shumë për subvencionimin e teksteve shkollore. Edhe Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së tha se Prokuroria e Kosovës me urgjencë duhet të veprojë dhe ndalojë këtë keqpërdorim, duke përmendur se ka diferencë në çmime të librave të cilat sipas tij nuk janë të njëjtë si për klasën e parë si për të 5-tën. Diferencën e çmimit janë prindërit detyrohen ta paguajnë vet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e …